Sport

Bruno dhe Pogba, prioritetet e Manchester United për rinovim


Manchester United dëshiron t’i blindojë dy nga futbollistët e tyre më të mirë me kontrata afatgjate.

Bëhet fjalë për Paul Pogba dhe Bruno Fernandes, të cilët sezonin e ri e kanë filluar shumë mirë.

Sa i përket Fernandes, portugezi e dëshiron me çdo kusht qëndrimin te United, dhe marrëveshja për rinovimin është thjeshtë çështje kohe.

Portugezi po kalon vitin e tretë te United, dhe deri tani, karriera e tij në Manchester ka qenë mjaft frytdhënëse.

Bruno pritet të nënshkruajë një kontratë të re që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2026.

Bruno duke festuar golin e tretë përballë Leeds United

Ndërsa sa i përket francezit Pogba, situata është më e komplikuar.

Në fakt, disa javë më parë mund të thuhej me plot siguri që ky është viti i fundit i Paul te United.

Mirëpo, fillimi i mirë i sezonit, dhe merkato e United, e ka bërë Pogba-n që ta rimendojë zgjidhjen e tij.

Pogba është mes një zgjidhje të madhe, dhe momenti deri sa të zbulohet e ardhmja e tij pritet të zgjasë edhe pak.

Pogba në ndeshjen përballë Newcastle United

Manchester, Paris apo Madrid. Pogba ka tre zgjidhje, për të cilat duhet të vendosë vet.

Nga 1 janari, futbollisti është i lirë të negociojë me çdo skuadër pa ndërmjetësimin e klubit.

Në rast të largimit të tij, United duhet të mendojë shpejt për zëvendësimin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore