
“Mendja është gjë e pakufishme. Një prej gjërave, është se sigurisht, duhet të kesh vizionin për ta imagjinuar”.
Kështu është shprehur Bruce Dickinson, këngëtari i grupit të famshëm anglez “Iron Maiden”, në një TED Talk ku është paraqitur së fundmi.
Dickinson është shfaqur në skenë krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Nga një këngëtar i zhanrit heavy metal dhe nga një një yll i rokut në biznesmen.
Në këtë prezentim të tij të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në bashkpunim me TEDxMalmo – këngëtari shpalosi vizionin e tij për një botë post-pandemike ku “jemi kthyer së bashku”, për të folur për veten si ndërmarrës dhe ndikimin e teknologjisë në shoqëri.
“Ne mendojmë se e ardhmja i përket teknologjisë, e ardhmja është njerëzimi, dhe teknologjia duhet të jetë nën shërbimin tonë”, tha tashmë i propozuari i Rock and Roll of Hame, Bruce Dickinson.
“Ne nuk jemi skllevër të teknologjisë dhe do të kemi nevojë të ballafaqohemi me probleme kur ato të shfaqen, me inteligjencën artificiale dhe gjithçka tjetër. Është me rëndësi të kuptojmë një gjë: ne jemi bosët këtu. Teknologjia këtu është vetëm të na shërbejë, të na i bëjë jetët tona më të mira”.
Dickinson diskutoi, gjithashtu, edhe investimin e tij në Airlander 10 – një aeroplan hibrid, balon, i cili është ndër më të mëdhenjtë në botë “droni i parë organik në botë”. Ai është i ndërtuar me materiale të bio-degradueshme dhe është, sikurse shprehet ai, “një fluturake me zero-karbon dhe një depo e Amazonës”.
Organizatorët e fjalimeve në TED, fjalimin e Dickinson, e vlerësuan si frymëzues dhe motivues.
“Lista e arritjeve të Dickinson-it duket e pafundme dhe po rritet vazhdimisht. Nga të tjerët Dickinson-i është cilësuar si polimat dhe tani na solli të gjithë kreativitetin dhe përvojën e tij për ta shpërndarë me gjithë botën”, shkruan organizata e TED Talk.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si iu dha fund digave në Parkun Kombëtar të Vjosës?
-
Çfarë simbolizon 22 marsi i 1992-it?
-
“Beogradi një gjë, Prishtina një tjetër – askush nga serbët në Kosovë s’e ka të qartë çfarë marrëveshje u arrit” – Intervistë me politologun serb nga Veriu Ognjen Gogiç
-
Diplomati gjerman: S’ka Asociacion nëse serbët në veri nuk marrin pjesë në zgjedhje