Sport

Broja shënon dhe shpërdoron ndaj Fulham-it


Iu deshën më pak se 2 minuta sulmuesit shqiptar të Chelsea-t Armando Brojës për të rrezikuar seriozisht portën e Fulham-it duke e dërguar lart një goditje që dukej pothuajse gol me portë bosh.

Por në minutën e 19-të pas një topi të humbur në mbrojtjen e Fulham-it, Broja shfrytëzoi në maksimum me këmbënguljen e tij një top horizontal të Cole Palmer duke e dërguar rezultatin 0-2 për Chelsea-n.

22-vjeçari bëri dy paraqitje të shkurtra kundër Brighton dhe Aston Villa, pasi më parë ishte jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në gju që mori gjatë pushimeve të Kupës së Botës vitin e kaluar.

Megjithatë, ai është rikthyer në formacionin fillestar dhe është duke udhëhequr linjën për skuadrën e Mauricio Pochettino në Craven Cottage.

Cole Palmer, i cili nënshkroi për Chelsea-n nga Manchester City në verë, po bën po ashtu startin e tij të parë në Premier League për klubin perëndimor të Londrës.

Noni Madueke është ulur në stolin e zëvendësuesve pasi u la jashtë për arsye përzgjedhjeje kundër Brighton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore