Jetesë & Stil

Britney Spears: ‘nuk do të performojë, për sa kohë babai kontrollon karrierën time’


Këngëtarja e njohur Britney Spears është shprehur se nuk do të performojë për sa kohë që babai i saj ushtron kontroll mbi karrierën e saj.

Mesazhi i këngëtares ka marrë shumë komente emocionale nga publiku, në lidhje me të atin i cili ka ushtruar për një kohë të gjatë kontroll në karrierën dhe anën finaciare të saj.

“Ky njeri dhe kontrolli i tij më vrau ëndrrat”, ka shkruar ajo anë një postim në Instagram.

Britney dëshiron t’i japë fund marrëveshjes, duke e quajtur atë abuzive.

Jamie Spears kërkoi nga gjykata një autorizim ligjor, duke hedhur dyshime mbi shëndetin mendor të këngëtares.

Në mesazh, Britney gjithashtu tha se “nuk i pëlqente mënyra se si” dokumentarët për jetën e saj sjellin “momente poshtëruese nga e kaluara”.

Dëshmia që dha këngëtarja në gjykatë duke u shprehur se ishte droguar kundër vullnetit të saj, ishte tronditëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore