Bota

Britani, pritet ashpërsim i masave kundër Covid 19


Në një deklaratë për media ditën e dielë, Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, lajmëroi mundësinë e ashpërsimit të masave, në kuadër të rëndimit serioz të situatës nga Covid 19.

“Mund të ndodh që në javët në vazhdim të vendosim masa më të ashpra në të gjithë vendin, pavarësisht shpërndarjes së vaksinave. Nuk do të spekuloj se cilat janë ato, por mbyllja e shkollave që duhet të ishte vendosur që në mars, do të jetë njëra prej tyre”, tha Johnson në “Andrew Marr Show” të BBC-së.

Qeveria e Anglisë është duke praktikuar momentalisht një sistem të përshkallëzuar të masave, të bazuar në nivelin e infeksionit dhe disa zona janë duke i’u nënshtruar masave shumë të rrepta.

Është lajmëruar mbyllja e shkollave dhe për periudhën e pas Krishtlindjeve, me përjashtim disa zona me numër më të ulët të infeksioneve ku, të hënën do të rinisë hapja e atyre fillore, pasuar nga ato sekondare disa javë më pas.

Anglia regjistroi një shifër rekord të numrit të infeksioneve të reja gjatë ditës së shtunë, shumica e të cilave besohet të jenë shkak i llojit të ri të Covid 19, me shpërndarjen më të madhe në kryeqytetin e vendit, Londrën./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore