
Xhamitë në Iran karakterizohen nga ambjente të brendshme përrallore ku mbizotërojnë detajet e përkryera dhe mozaikë të realizuar bukur.
Irani është jo rrallë herë në fokusin e turistëve dhe fotografëve profesionistë falë veçantisë së xhamive të ndërtuara me një stil unik, ndryshe nga xhamitë e tjera në botë.
Një student vizitor dhe fotograf, Mohommad Reza Domiri Ganji, ka rrëfyer për CNN Travel, vështirsinë që ka kaluar për ti bërë fotot. Ganji i ka cilësuar ato manhitëse duke u shprehur se atij i pëlqen të fotografojë ambjente të brendshme të xhamive, aty ku ka simetri dhe ngjyra të shumta. Aty ku mbizotërojnë detajet e kolonave të zbukurara si dhe ndriçimi natyral.
Ambjentet e brendshme të xhamisë siç janë hapsirat e zbrazëta gjysmërrethore, aty ku qëndron imami janë të krijuara në mënyrë ideale me një pafundësi ngjyrash të cilat reflektojnë mbi qilimat orientalë.