Shqipëria

Brenda javës do të vendoset një çmim unik për naftën për të gjithë peshkatarët, sipas Ramës


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të vendoset një çmim unik për naftën për të gjithë peshkatarët.

Dhe se kjo do të ndodhë brenda javës.

Ai, në një takim me peshkatarët në Durrës, ka thënë se brenda javës do të vendoset një çmim unik tavan për naftën për të gjithë peshkatarët në vijën e bregdetit shqiptar.

“Do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën e bregdetit i detyruar dhe askush nuk do të bëj dot asnjë qindarkë lëvizje nga ky çmim por do t’i shërbeje peshkatarëve pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan”, ka thënë ai.

Po ashtu ka vijuar se nuk do të lejohet të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri.

“Të gjithë furintorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën do të detyrohet që të dorëzojë depozita”, ka theksuar Rama.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore