Sport

Brenda fabrikës ku bëhet trofeu i Kupës së Botës (FOTO)


Photo: AFP/ Paolo Vezzoli

Italia mund të mos jetë në Kupën e Botës këtë vit, por ju mund të jeni të sigurtë se një italian e ka mbajtur tashmë trofeun.

Trofeu i famshëm që i jepet ekipit fitues të Botërorit, i bërë me ar 18 karat prodhohet në Paderno Dugnano, një qytet i vogël pranë Milanos. Kupa krijohet nga prodhuesit e trofeve dhe medaljeve “GDE Bertoni”.

Çdo katër vjet, punëtorët në fabrikë kanë për detyrë të krijojnë një kopje bronzi të trofeut.

Me lartësi rreth 36.8 centimetra dhe me peshë 6.1 kilogramë, origjinali u projektua nga artisti Silvio Gazzaniga në vitin 1971 dhe u prezantua në Kupën e Botës 1974 për fituesit e Gjermanisë Perëndimore.

Photo: Paolo Vezzoli

Në pronësi të FIFA-s, trofeu i shpërndahet skuadrës që fiton finalen e Kupës së Botës, pasi të jetë gdhendur emri i vendit në bazën e trofeut.

Por më pas, pas prezantimit të trofeut, ai i është dorëzuar “GDE Bertoni”, i cili duhet ta restaurojë përpara se ta kthejë te FIFA, ku ndodhet në muzeun e tyre zyrtar përpara Kupës së Botës së ardhshme.

Me sa duket, kur lojtarët e marrin në dorë, mund të bëhen të gjitha llojet e dëmeve kur trofeu kalon gjatë festimeve. Prandaj Bertoni duhet ta rregullojë.

Por si e bën GDE Bertoni kopjen e trofeut të Kupës së Botës?

Së pari, formohet trupi prej bronzi. Metali derdhet në një enë të veçantë (që është forma dhe dizajni i Kupës së Botës reale). Pasi bëhet kjo punohet për të hequr çdo tepricë të metalit.

Tani, vjen elementi njerëzor. Gdhendja manuale me një çekiç të vogël kërkohet për të rafinuar dhe plotësuar detajet e nevojshme mbi trofeun, veçanërisht dy figurat njerëzore që mbajnë lart botën.

Photo: Paolo Vezzoli

Nevojitet më shumë rafinim, kështu që lëmohet me makineri për ta bërë të duket perfekt.

Trofeu më pas arrin në departamentin galvanik, të cilët janë përgjegjës për pastrimin. Ky është një proces që përdor ultratinguj dhe një tretës të përshtatshëm për të siguruar që trofeu të pastrohet siç duhet dhe gjithashtu rrit efektin e metalit.

Më pas, trofeu zhytet në një banjë për aplikimin e pluhurit të arit të imët në sipërfaqe të forta. Pas kësaj, lahet në ujë të distiluar, i cili përsëri i jep një shkëlqim vezullues.

Mermer jeshil malakit aplikohet në bazë dhe trofeu spërkatet me llak Zapon, i cili siguron ruajtjen e tij.

Trofeu thahet, pastrohet edhe një herë dhe inspektohet një herë të fundit përpara se të jetë gati për t’u ekspozuar në ditën e fundit të Kupës së Botës.

Photo: Paolo Vezzoli

I gjithë procesi shkencor nga fillimi deri në fund zgjat rreth tre muaj. Origjinali besohet të jetë prej 75% ari dhe është vlerësuar të ketë vlerë rreth 10 milionë paund.

Përveç marrjes së trofeut të Kupës së Botës, “GDE Bertoni” është gjithashtu përgjegjëse për krijimin e medaljeve të arta për fituesit.

Ata krijojnë gjithashtu dhe kopje të Champions League, Europa League dhe madje edhe trofeve të Superkupës.

Photo: Paolo Vezzoli
Photo: Paolo Vezzoli
Photo: Paolo Vezzoli
Photo: Paolo Vezzoli
Photo: Paolo Vezzoli

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore