Kultura

Brenda Arkivit Komunal të Prishtinës


Arkivi i Prishtinës u themelua në vitin 1969, dhe ka mbi dy milion dokumente të arkivuara që nga lufta e dytë botërore.

Përpara fillimit të viteve 60, Prishtina nuk kishte arkiv të centralizuar për të ruajtur dhe vënë në dispozicion të dhënat, mirëpo tani çdo lagje ka historinë e vet të ruajtur e sistemuar sipas rregullave arkivore.

Në hapësirat e këtij institucioni arkivor gjendet edhe një dokument i cili daton 5 shekuj më parë.

Megjithatë, përveç ruajtjes në rafte, digjitalizimi i këtij arkivi shihet si mëse i nevojshëm.

Objekti në të cilin funksionon arkivi komunal i Prishtinës, cilësohet si ndër më të mirët në përshtatje të infrastrukturës dhe standardeve të kërkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore