Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i cili është shkarkuar të enjten e 12 janarit nga kjo pozitë ka bërë të ditur se akoma nuk e ka pranuar shkresën për shkarkimin e tij.
Në një bisedë për Albanian Post, Brahimaj, tha se pas pranimit të shkresës ai do të dal me një sqarim për të gjithë, kurse e ka cilësuar si “vendim të padrejtë”.
“Jo ende se kam pranuar shkresën, pasi kam qenë kujdestar 24 orë, shkresa me gjasë do të më dorëzohet të premten. Unë do të dal me një reagim ku do ta shpjegoj të gjithë punën time për dy vite dhe rezultatet gjatë kësaj periudhe”, tha ai.
Pas pranimit të shkresës, Brahimaj ka thënë se do të ndjek “rrugët ligjore”.
“Në momentin që do ta marr do t’i ndjekë rrugët ligjore për këtë çështje”.
Shkarkimi i Brahimajt, vjen pas operacionit “David”, të realizuar në këtë Klinikë, operim ky i cili ishte bërë nga kirurgu Kushtrim Shala i njëjti e kishte konsideruar “sukses” këtë operacion, por pas disa orëve pacienti kishte ndërruar jetë.
Siç e kishte shpjeguar edhe vetë mjeku në rrjetin social ‘Facebook’, “ky është nga operacionet më komplekse”.
Më 5 janar, një lajm të tillë për Albanian Post e kishte konfirmuar edhe drejtori tashmë i shkarkuar Rifat Brahimaj, i cili kishte thënë se rasti do të hetohet.
Ai kishte deklaruar se “rasti do të hetohet”, ndërsa “masat do të ndërmerrën konform rregulloreve në fuqi”.
Për shkarkimin e Brahimaj, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, kishte dhënë sqarim duke thënë se vendimi është marrë bazuar në situatën e fundit në këtë klinikë.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj”.
Edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, kishte autorizuar Policinë e Kosovës që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për rastin me pacientin që vdiq më 5 janar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një operacioni të rrallë në zemër.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
-
Staroviç: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor – shkaktari i vetëm i kësaj situate jonormale është Kurti
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Plagosja në Malësi të Madhe, dy grupe të RENEA-s nisen në kërkim të autorit
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin