Sport

Brahim Diaz shumë afër qëndrimit te Milan


Brahim Diaz është shumë afër vazhdimit te Milan-i edhe për një vit.

Spanjolli është aktualisht në huazim nga Real Madrid-i, dhe e ardhmja e tij është ende në ajër.

Ardhja e Ancelotti-t në krye të Real Madrid-it e ka lënë të hapur çdo mundësi.

Diaz beson që me Ancelotti-n në krye, ai mund të ketë më shumë minuta.

Por, në anën tjetër, spanjolli beson që qëndrimi te Milan edhe për një vit mund t’i ndihmojë shumë për të ardhmen e tij.

Edhe kuqezinjtë kërkojnë vazhdimin e kontratës me Brahim, duke shpresuar që të sigurojnë edhe opsionin për blerje.

Marca raporton që kjo bisedë do të mbyllet shumë shpejtë, dhe se e ardhmja e Brahim do të behët e ditur brenda kësaj javë.

Se ku do të vazhdojë të ardhmen super talenti spanjoll, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore