Familja

Brad Pitt dhe Angelina Jolie vendosin të zgjidhin problemin e vreshtit francez jashtë gjykatës


Beteja ligjore midis aktorit, Brad Pitt dhe aktores, Angelina Jolie ka qenë ndoshta, divorci më i gjatë dhe më i hidhur mes dy figurave publike.

Por, vetëm dy javë pas një dosjeje ligjore që akuzonte Pitt për ngacmim dhe sjellje të paligjshme mbi vreshtin që ata kishin në pronësi, mund të thuhet se paqja po vjen mes tyre, shkruan Daily Mail, transmeton AlbanianPost.

Dyshja, Pitt, 59 vjeç dhe Jolie, 48 vjeçe, kanë rënë dakord për ndërmjetësim që mund të zgjidhë problemin e tyre.

Dokumentet e paraqitura javën e kaluar në mosmarrëveshjen e vreshtit tregojnë se të dy yjet kanë rënë dakord për ndërmjetësimin si një metodë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi Chateau Miraval – në vend që çështja të shkojë në gjykatë.

Jolie ka thënë gjithashtu se është e gatshme të marrë pjesë në një konferencë zgjidhjeje.

Për më tepër, mund të zbulohet se Pitt ka emëruar një ‘administrator të përkohshëm’ në Chateau Miraval në një përpjekje për të zgjidhur betejën e tij, me oligarkun rus, Yuri Shefler.

Kjo lëvizje e Pitt, synon të mbrojë biznesin shumë të suksesshëm të prodhimit të verës, të cilin ai ka ndihmuar në ndërtimin, në bashkëpunim me prodhuesit francezë të verës Famille Perrin.

Pitt dhe Jolie blenë Chateau Miraval, një pronë prej 1300 hektarësh në jug të Francës, në vitin 2008.

Në vitin 2013 ata filluan një biznes të prodhimit të verës atje me markën Perrin – prodhuesit kryesorë të verës organike nga Lugina e Rhone Jugore.

Çifti madje u martuan po në atë pronë në vitin 2014.

Ana e verës ishte një sukses pothuajse i menjëhershëm, me Chateau Miraval Rose që u rendit më e mira në botë nga shumë ekspertë (përfshirë revistën Wine Spectator).

Fitimet u rritën nga rreth 1 milion euro në vitin 2013 në rreth 15 milionë sosh në vitin 2022.

Por në vitin 2016, pas një incidenti mes Pitt, Jolie dhe fëmijëve të tyre në një udhëtim me avion nga Franca në Kaliforni, Jolie bëri kërkesë për divorc.

Që atëherë ka pasur përleshje – për kujdestarinë e fëmijëve dhe pasuritë.

Në prill të vitit 2019, divorci ishte ‘i dyfishuar’ – një lëvizje që zgjidh martesën duke lejuar që mosmarrëveshjet e tjera të vazhdojnë.

Në vitin 2022, Pitt filloi një veprim ligjor kundër Jolie për shitjen e aksioneve të saj në Chateau Miravel tek oligarku rus Shefler.

Pitt thuhet të jetë prekur thellësisht nga shitja e një pjese të aksioneve nga Jolie tek Shefler, dhe burime pranë tij kanë zbuluar se aktori këtë e ka quajtur “thikë pas shpine”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore