Përballje

Borussia Dortmund turpërohet në Signal Iduna Park, pëson pesë herë nga Leverkusen


Bourssia Dortmund nuk ka arritur të mbajë hapin me Bayern-in në luftën për titull.

Verdhezinjtë ishin vendas të Leverkusen-it, në derbin e dytë të javës, pas Bayern – Leipzig.

Ndeshja nisi me autogola, të dy skuadra i bën nga një favor njëra-tjetrës.

Fillimisht Akanji në minutën e 11-të, e dërgoi topin në portën e gabuar.

Favorin ati ja ktheu Frimpong pesë minuta më vonë, duke barazuar shifrat në 1-1.

Mirëpo, nga ai minut i takimit, në lojë mbeti vetëm një skuadër, dhe ajo ishte Bayer Leverkusen.

Vetëm katër minuta pas barazimit të rezultatit, Florian Wirtz u ngjit në skenë për të shënuar për 1-2.

Pa u mbyllur 30 minuta lojë, Andrich shënoi për 1-3 që do të ishte edhe rezultati i 45 minutave të para.

Jonathan Tah ishte ai që hapi llogarinë e golave në pjesën e dytë, duke shënuar për 1-4 në minutën e 53-të.

Për të shlyer gabimin e minutës së 16-të, pak para fundit, Frimpong asistoi për Diaby që shënoi golin e 1-5.

Tigges shënoi golin e dytë të Dortmund-it, për të zbutur sado pak humbjen tejet të dhimbshme.

Leverkusen ngjitet në vendin e tretë me 39 pikë, kurse Dortmund-i mbetet e dyta me 43 pikë, nëntë më pak se liderët e Bayern.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore