Lajme

Borrell takon Kurtin dhe Vuçiç-in veç e veç, takimi trelateral në mesditë


Albin Kurti dhe Josep Borrell

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë, në mëngjesin e ditës së enjte janë takuar ndarazi me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Kështu të paktën ka njoftuar vetë Borrell, përmes një statusi në rrjetin e tij social në Twitter.

Takimi i të dy liderëve nuk është takimi i vetëm, ata priten të kenë edhe një takim sy më sy në mesditë, nën ndërmjetësimin e Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Borrell në njoftimin e postuar në Twitter ka shkruar se nga takimi i sotshëm pret që Kurti dhe Vuçiç të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore