Lajme

Borell: Marrëveshja lidhur me lirinë e lëvizjes nuk ka mbaruar, presim të zgjidhet edhe problemi i targave


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili bëri të ditur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse, thotë se është lumturuar që është gjetur një një zgjidhje evropianë që lehtëson udhëtimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell përmes një video në Twitter falënderoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për udhëheqjen në dialog.

“Jam i lumtur të njoftojë, se pas takimit në Bruksel dhe pas angazhimeve në Prishtinë e Beograd ditët e fundit, kemi arritur marrëveshje të lëvizjes së lirë mes presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Serbët e Kosovës e gjithë qytetarët do të jenë të gjendje të lëvizin lirshëm mes Kosovës dhe Serbisë duke përdorur ID-të. BE-ja ka marrë garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Jam shumë i lumtur, që kemi gjetur zgjidhje evropiane, që ndihmon udhëtimin mes Kosovës e Serbisë. Është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës e Serbisë. Dua të falënderojë dy liderët që e bënë këtë. E veçanërisht presidentin Vuçiç që ka treguar përgjegjësi e lidership sot”, ka thënë Borrell.

Ai më pas shtoi se marrëveshja nuk ka përfunduar, dhe se tani pritet të zgjidhet edhe problemi me targat.

“Marrëveshja lidhur me lirinë e lëvizjes nuk ka mbaruar, disa probleme janë ende pezull, unë pres nga të dy drejtuesit të tregojmë pragmatizëm dhe konstruktivitet dhe të zgjidhim problemin me targat”, tha Borell në videon e postuar në Twitter.

Borell po ashtu falënderoi edhe SHBA-në për mbështetjen që i dha BE-së për të drejtuar dialogun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore