![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2022/06/WhatsApp-Image-2022-06-01-at-4.43.56-PM.jpeg)
Bordi i Transparencës, pas mbledhjes së zhvilluar të mërkurën e 1 qershorit, ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburantit në Shqipëri.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi gjatë kësaj dite pas orës 18:00.
Kështu Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë 248 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.
Në krahasim me vendimin e shkuar, nafta është rritur me 9 lekë.
Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë 244 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.
Në krahasim me vendimin e shkuar, benzina është rritur me 7 lekë.
Gazi do të shitet me pakicë 90 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që, në pikat e tjera, për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Bordi thekson se janë në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com