Lajme

Bora në Kiev, një shqetësim më tepër


Bora e bardhë që mbulon çatitë e Kievit, në çdo rrethanë tjetër, do të ishte pamja më e bukur që mund të shihnin sytë.

Por… tani, bora shton listën e gjatë të shqetësimeve për banorët e kryeqytetit ukrainas.

Për mijëra banorë që kanë gjetur strehë në bodrume, parkingje nëntokësore dhe stacione metroje në të gjithë qytetin, rënia e papritur e temperaturave është shqetësuese.

Para nisjes së sulmit rus, qiejt ishin blu. Qyteti ndriçohej nga rrezet e diellit. Dukej se pranvera po trokiste dhe po u thoshte atyre se kishte ardhur koha t’i hiqnin veshjet e trasha dimërore.

Fundjava e ndryshoi sërish panoramën. Kievi nisi të ngrijë.

Banorët e tij kanë kaluar orë të tëra duke pritur në radha të gjata në dyqanet ushqimore dhe farmacitë e qytetit. Kjo se u hapën për herë të parë pas një shtetrrethimi 36-orësh.

Deri më tani, infrastruktura kryesore e qytetit po qëndron në këmbë.

Energjia elektrike, ngrohja dhe uji janë të disponueshme si normalisht, por frika e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve është rritur.

E gjitha prej autokolonës së gjatë ushtarake ruse.

 

Marrë nga “CNN”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore