Stil

‘Bomber Jacket’ xhaketa e cila i reziston kohës


Kulmi i popullaritetit të një xhakete lëkure erdhi në vitet 50-të Ajo u bë pjesë e imazhit të Hollivud-it, prandaj u përhap në gjithë botën. Dhe deri më sot, “xhaketa prej lëkure” nik ka dal nga moda.

Pak veshje i kanë rezistuar ndryshimeve të veshjeve mashkullore si xhaketa e ashtu-quatjur ‘Bomber-Jacket’. Origjina e saj vjen nga uniformat e aviacionit ushtarak dhe tërheqja ndaj saj është e kuptueshme, sepse kush nuk do të dëshironte të dukej si Tom Cruise tek filmi Top Gun”.

Nuk është vetëm çështje stili, më shumë se sa përmbatje, ajo që e solli këtë xhaketë nga vitet 1940 të jetë aq ndikuese në pasarelat e stilistëve më ndikues sot e kësaj dite, e të vishet nga imazhe publike po aq ndikuese siKanye West, Daniel Craig dhe David Beckham, sa për të përmendur disa, dëshmitarë të provës së përshtatjes së saj.

Dhe siç ndodh me shumë veshje të cilat kanë gati një shekull në qarkullim, edhe xhaketa ‘Bomber’, ka pësuar përditësimet e saja, për t’u dalluar lehtësisht nga ‘radari’ i modës.

Më poshtë gjeni disa udhëzime se si mund ta përdorni në të përditshmen tuaj duke u ndjerë ‘luftarak’ e trendi në të njëjtën kohë.

Bomberi i lëkurës me pellush

E veshur nga Tom Cruise aka Lieutenant Pete “Maverick” Mitchell në ‘Top Gun’-in e vitit 1986 është një lloj veshje klasike. Ajo u prezantua nga Marina Amerikane në fund vitet ’30 për të përballuar motin e ftohtë, dhe ka edhe një variant më pak të ‘fryrë’ që doli 10 vite më vonë.

Kjo xhaketë është një prej atyre gjërave që duhet ta keni në garderobën tuaj, edhe nëse nuk ngisni një motorr të shpejtë

 Si ta veshim?

Duke qënë se është e trashë nuk ka nevojë për shumë shtresa poshtë edhe pse mund të jetoni në klimë të ftohtë. Xhinse, të bardha ose blu, pantallona Cargo jeshile, atlete ose kambale dhe jeni gati për të dalë, me një karizëm që do të bjerë në sy.

Arsyeja sepse kjo xhaketë në fillimet e saj ishte prej lëkure lidhet me nevojën e përballimit të jetës së vështirë ushtarake, diçka që lëkura e përballon si pak të tjerë. Për të janë përdorur lëkura dhie, deleje, kali, materiale disi të ashpra, ndaj u desh pak kohë të ‘zbuteshin’.

Sot Bomberi i lëkurës prodhohet nga çdo dyqan masiv deri tek Loro Piana, Tod’s, Tom Ford dhe Valstar, madje ka zëra që thonë se diferenca nuk është e dukshme, të paktën me sy të parë.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore