Lajme

Bombardimet në Erbil pa viktima, thotë Pentagon-i


Pentagoni ka konfirmuar se nuk janë regjistruar viktima në radhët e ushtrisë amerikane.

Kjo, pas bombardimeve që prekën Erbil-in mbrëmjen e 13 marsit.

Guvernatori i Erbil-it, Omed Khoshnaw, deklaroi se disa raketa ranë në zonë, duke thënë se ishte e paqartë nëse objektivi ishte konsullata amerikane apo aeroporti në qytet.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë së Kurdistan-it deklaroi se nuk ka pasur të lënduar apo të vdekur nga sulmi i së shtunës mbrëma.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore