
Carlo Ancelotti i ka kërkuar bordit të Real Madrid-it një qendërmbrojtës të ri. Sipas mediave spanjolle i përzgjedhuri mes shumë emrave është, Jules Kounde i Sevilla-s.
Francezi kërkohet nga disa klube nga Premier League, me Chelsea-n që ishte shumë pranë transferimit të tij, në verën e kaluar.
Duket se tashmë 23-vjeçari mund të mbetet në La Liga dhe të ndjek rrugën që më herët ka ndjekur legjenda e të bardhëve, Sergio Ramos-i.
Për të bindur, drejtorin sportiv të Sevilla-s, Monchi-n, Real Mardid-i është gati të orfojë Marco Asensio-n dhe 40 milionë euro. Gjithashtu i lihet dhe opsion i hapur të zgjedh edhe Isco Alarcon-in, nëse dëshirojnë atë para Asensio-s.
Sevilla i ka vendosur një çmim rreth 70 milionë euro kartonit të Kounde-s dhe oferta e Real-it barazohet me kërkesën e tyre.
Tashmë mbetet të shihet, nëse Sevilla do të jetë e gatshme të pranojë, apo do të kërkojë 70 milionë euro, pa përfshirë lojtarë të tjerë në marrëveshje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com