Sport

Boksieri ukrainas Lomachenko kapet duke u fotografuar me luftëtarin rus Makhachev


Asgjë e pazakontë, nëse nuk do të kishte një luftë totale mes Ukrainës dhe Rusisë në mes.

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko është kapur nga kamerat ndërsa po fotografohej me kampionin rus të peshave të lehta të UFC-së, Islam Makhachev në Las Vegas.

Pamjet kanë ardhur nga regjia qendrore e organizatës, gjatë eventit UFC 285.

Sigurisht që këto pamje nuk kanë kaluar pa u komentuar nga përdorues të ndryshëm në Twitter.

“Lomachenko është një tradhtar. Ne e dimë këtë. Ai poston shumë gjëra pa lidhje në Instagramin e tij”, shkruan një përdorues ukrainas.

Rekordi profesional në boks i Lomachenko-s është aktualisht 17-2, i cili përfshin 11 fitore me nokaut, dhe gjashtë fitore të titullit.

Rekordi MMA i Makhachev qëndron në 24 fitore dhe një humbje.

Karriera e tij filloi me një fitore ndaj Magomed Bekbolatov me vendim në Rusi para një varg fitoresh mbresëlënëse në atdheun e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore