Libra

Bob Dylan, Kohërat po ndërrojnë


Bob Dylan

Përktheu Albanian Post – Bob Dylan, The Times They Are A-Changin’

Ejani popull rrotull,
Ngado që bredhni
Që ujërat rreth jush janë rritur,
kuptojeni.
Pranojeni, poashtu, që deri në asht
të lagur jeni
Dhe, nëse koha e juaj përnjëmend vlen
të ruhet.
Kapni notoni, o’ si gur përmbytuni
Se kohërat, ato po ndërrojnë.
Ejani shkrimtarë e kritikë,
Me laps ju që profetoni.
Sytë çelë mbajini, shansi më s’ju vjen
Dhe mos u ngutni të thoni,
Se rrotulla, ajo ende po sillet,
Dhe s’thuhet dot’ më
Kush kë po emëron
Dështaku sot, më vonë fiton
Kohërat, ato po ndërrojnë.
Ejani senatorë e kongresmenë,
Thirrjes mbajini re,
Derën mos e zini,
korridorin mos e bllokoni,
Ai që ka ngecur, do të jetë ai i lënduari
Beteja jashtë është dhezur,
Në pak kohë do t’ua shkund dritaret,
dhe muret.
Ngase, kohët, ato po ndërrojnë.
Ejani nëna e baballarë,
ju anembanë vendit
Mos qortoni çfarë s’kuptoni
Bijtë dhe bijat tuaja,
Përtej urdhërave tuaj janë,
Shtegu juaj i moçëm, shpejt po plaket
Ju lus të lironi këtë rrugën e re,
nëse dorën s’mund t’ua shtrini,
Ngase kohët, ato po ndërrojnë.

Vija, është vizatuar
Mallkimi, është lëshuar
I ngathti sot i shpejtë nesër;
Si soti më vonë e shkuar
Rendi shpejt po përmbytet
Dhe i pari tani i fundit pastaj,
Ngase, kohët, ato po ndërrojnë.

Bob Dylan, Kohërat po ndërrojnë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore