Kampionate

Boateng pranë kalimit te Lyon-i


Ish-mbrojtësi i Bayern Munich-ut dhe Gjermanisë, Jerome Boateng, pritet të kalojë në Ligue 1 franceze te skuadra e Lyon-it.

Sipas raportimeve të francezes “Foot Mercato”, 32-vjeçari do të transferohet te Lyon-i si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me kampionët e Gjermanisë, Bayern-in.

Klubi francez, ka bërë dy afrime të bujshme këtë merkato verore, pasi ka marrë Xherdan Shaqirin nga Liverpool-i dhe Emerson Palmieri-n nga Chelsea.

Boateng-u pritet të zërë vendin e Joachim Andersen-it, i cili u shit te Crystal Palace në Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore