Shqipëria

Bllokohet përkohësisht qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë Tiranë prej protestës


Policia – në kuadër të tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë – ka bërë me dije se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.

Po ashtu edhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Sipas policisë, duke nisur nga ora 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore