Shqipëria

Bllokohet aeroporti i Stambollit, shkak stuhia e dëborës


Shërbim i linjave ajrore, Air Albania, ka njoftuar se një stuhi dëbore “e paprecedentë” ka bllokuar çdo lëvizje në aeroportin e Stambollit.

“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport”, ka njoftuar Air Albania në një postim në Facebook.

Ndërkohë, është bërë me dije se ekipet po marrin masat e nevojshme për përballimin e situatës së vështirë.

“Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, ka vijuar njoftimi.

Gjithashtu është vlerësuar mirëkuptimi nga ana e pasagjerëve.

“Jemi të keqardhur për situatën shqetësuese dhe mirënjohës për durimin dhe mirëkuptimin e treguar nga pasagjerët tanë”, është përmbyllur njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore