Lajme

Blinken dënon sulmet e Ansarallah-ut, Yemen


Sekretari i Shtetet të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka dënuar sulmet e bëra nga Ansarallah-u në Marib dhe rajon.

Në këto sulme përfshihen ai i  27 shkurtit, ku u kërcënuan zonat civile dhe sulmi me raketa në Riad.

Përsëri, më një mars, Ansarallah sulmoi qytetin saudit të Jazan-it dhe plagosi pesë civilë.

Blinken në deklaratën e tij për mediat tregoi pikasjen dy udhëheqësve militantë.

Mansur Al-Sa’adi, shefi i Shtabit të Forcave Detare dhe Ahmad Ali Ahsan al-Hamzi Komandanti i Forcave, akuzohen se kanë përdorur pozicionet e tyre për të siguruar armë nga Irani dhe për të mbikëqyrur sulmet që kërcënojnë civilët dhe infrastrukturën detare.

Situata në Yemen

Lëvizja Houth-i, e njohur ndryshe si Ansarallah, është një lëvizje politike islamiste shiite, e armatosur dhe e mbështetur nga Irani, në Yemen. Grupimi ka për qëllim luftën kundër mos zhvillimit ekonomik të vendit dhe margjinalizimit politik.

Prej 2014-ës, shteti i gjendur në Gjirin Persik, është përfshirë nga lufta. Houthi-t kanë kapur kryeqytetin dhe një pjesë të madhe të vendit. Prej asaj kohe, lufta mbizotëron në Yemen.

Një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite, ndërhyri me anë të ushtrisë. Kjo, i bëri gjërat më keq se sa ishin fillimisht.

Më shumë se 110 mijë jemenas janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Të paktën 80 % e popullsisë prej 28 milionë banorësh varen nga ndihmat për të mbijetuar. Organizata e Kombeve të Bashkuara  e ka quajtur krizën më të keqe humanitare në botë.

Lufta ka shkatërruar ose mbyllur gjysmën e spitaleve dhe klinikave të Yemenit, duke i lënë njerëzit të pafuqishëm veçanërisht në një kohë kur ata kanë nevojë të dëshpëruar për furnizime mjekësore për të luftuar pandeminë COVID-19.

Ish administrata amerikane, e udhëhequr nga Donald Trump, caktoi lëvizjen Houthi një “organizatë terroriste” në 19 janar, vetëm një ditë para inaugurimit të presidentit Joe Biden.

Javën e kaluar, Biden njoftoi zyrtarisht Kongresin se do të ndryshonte lëvizjen e Trump kundër Houthis.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore