Sport

Blick shkruan për arrestimin e Agim Ademit në prag të miqësores Zvicër – Kosovë


Gazeta e njohur zvicerane “Blick” ka shkruar një artikull lidhur me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, lidhur me problemet që rrodhën së fundmi, të cilat sollën edhe arrestimin e tij.

“Para ndeshjes që Kosova e luan kundër Zvicrës sot në ora 18:00 në stadiumin ‘Letzigrund’ të Zurich-ut, në futbollin kosovar po zhvillohet një luftë e madhe për pushtet”.

Kështu e nis “Blick” artikullin që iu kushtua të parit të FFK-së, Agim Ademit.

“Dy javë më parë mediat në Kosovë raportuan që Ademi u arrestua pas një sulmi fizik ndaj një punonjësi të FFK-së”, vazhdon gazeta zvicerane duke shkruar për FFK-në.

Gazeta e njohur zvicerane, më pas ndau një deklaratë të Ademit para ndeshjes që do të luhet  këtë të marte në Cyrih të Zvicrës.

“Ne i detyrohemi shumë Zvicrës. Jo vetëm sportistët. Prandaj jemi shumë të kënaqur që është arritur të aranzhohet miqësorja. Do të jetë një festë për të gjithë të përfshirët”, citohet të ketë thënë Ademi për “Blick”.

Kujtojmë që miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës do të jetë një ndeshje e veçantë, duke pasur parasysh që shumë shqiptarë do të jenë të pranishëm në stadium, si dhe për Zvicrën luajnë kosovarët: Shaqiri, Xhaka dhe Zeqiri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore