Përballje

Blerjet e reja të Juventus prezantohen në mënyrën më të mirë


Juventus ka arritur një fitore të madhe për t’u ngjitur në vendin e dytë.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri arriti që me shumë qetësi të dal triumfuese përballë Veronës.

Vendimtar për skuadrën bardhezi ishin transferimet e reja.

Nga një gol në secilën pjesë, nga një transferim në secilën pjesë.

Pas vetëm 13 minutave, Dybala e gjeti shumë mirë Vlahovic-in që erdhi nga Fiorentina.

Sulmuesi serb me një kompozitet të jashtëzakonshëm e dërgoi topin mbi supet e portierit për të shënuar golin e parë me Juventus-in dhe të 18-in në Serie A këtë edicion.

Në pjesën e dytë, Morata asistoi për Zakaria-n.

Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar në debutim ashtu si Vlahovic.

Deri në fund, nuk ndryshoi asgjë, dhe Juventus arriti tri pikë të arta.

Zonja e vjetër ngjitet në zonën Champions, me 45 pikë, dhe vetëm tetë pikët më pak se liderët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore