Sport

Blerjet e bujshme të Berlusconi-t sa ishte president i Milan-it


Milan-i e pati periudhën më të lavdishme të tyre me Silvio Berlusconi-n në krye. “Kavalieri” e bleu klubin kuqezi në vitin 1986, duke e shndërruar në një nga klubet më të mira evropiane e botërore.

Shumë yje të futbollit e veshën fanellën kuqezi, derisa në krye të klubit qëndroi ish-kryeministri i Italisë.

Në fakt, futbollistët që ai i transferonte, nuk i blente me shuma të shtrenjta, por me veshjen e fanellës kuqezi, ata shndërroheshin në figura kryesore.

Disa nga yjet e blerë nga Silvio Berlusconi:

Marco Van Basten, u transferua në vitin 1987 nga Ajax për 1.13 milion euro.

Ruud Gullit u transferua në vitin 1987 nga PSV Eindhoven për 6.75 milionë euro.

Carlo Ancelotti u transferua në vitin 1987 nga Roma për 3 milionë euro.

Frank Rijkaard u transferua në vitin 1988 nga Sporting Lisbona për 3 milionë euro.

Zvonimir Boban u transferua në vitin 1991 nga Dinamo e Zagrebit për 1.5 milion euro.

Dejan Savicevic u transferua në vitin 1992 nga Ylli i Kuq për 4.6 milionë euro.

Roberto Baggio u transferua në vitin 1995 nga Juventusi për 9.3 milionë euro.

George Ëeah u transferua në vitin 1995 nga Paris-Saint Germain për 6.9 milionë euro.

Leonardo u transferua në vitin 1997 nga Parisi për 8.5 milionë euro.

Oliver Bierhoff u transferua në vitin 1988 nga Udinese për 12 milionë euro.

Andrij Shevchenko u transferua në vitin 1999 nga Dynamo Kiev për 24 milionë euro.

Manuel Rui Costa u transferua në vitin 2001 nga Fiorentina për 42 milionë euro.

Filippo Inzaghi u transferua në vitin 2001 nga Juventusi për 36 milionë euro.

Andrea Pirlo u transferua në vitin 2001 nga Interi për 17 milionë euro.

Alessandro Nesta u transferua në vitin 2002 nga Lazio për 31 milionë euro.

Clarence Seedorf u transferua në vitin 2002 nga Interi për 22.5 milionë euro.

Cafu u transferua me parametra zero nga Roma në vitin 2003.

Kaka u transferua në vitin 2003 nga Sao Paolo për 8.5 milionë euro.

Jaap Stam u transferua në vitin 2004 nga Lazio për 17 milionë euro.

Alberto Gilardino u transferua në vitin 2005 nga Parma për 25 milionë euro.

Alexandre Pato u transferua në vitin 2007 nga Internacional për 24 milionë euro.

Ronaldo u transferua në vitin 2007 nga Real Madridi për 7.8 milionë euro.

Ronaldinho u transferua në vitin 2008 nga Barcelona për 24 milionë euro.

Zlatan Ibrahimovic u transferua në vitin 2011 nga Barcelona për 30 milionë euro.

Mario Balotelli u transferua në vitin 2013 nga Manchester City për 20 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore