Jetesë & Stil

Blerja e celularëve trendi i fundit te të rinjtë


Shumica e dyqaneve të celularëve në kryeqytet pohojnë njëzëri  se të rinjtë në kryeqytet kanë tendencën të blejnë celularë të shtrenjtë.

Pavarësisht pandemisë distributorët e celularëve pohojnë se nuk është shënuar një rënie e konsiderueshme në blerjen e produkteve teknologjike. 

Në bisedat e të rinjve  diskutohet  vazhdimisht për celularët dhe risitë e reja teknologjike. Një pjesë e distibrutorëve treguan për Albanian Post se grupmosha që blen më së shumti  “celularët  trend” varion nga 18 deri në 35 vjeç.  

Markat më në zë  mbetet “Iphone”. Ndiqen  më pas nga “Samsung”, “Xiaomi” dhe “Huawei”.  Celularët më të shitur janë Iphone 12 Pro Max, Iphone 11, Iphone X apo Iphone 8+.

Distributorët e celularëve konfirmojnë se shumica e shqiptarëve shpenzojnë nga 70 mijë lekë deri në 120 mijë lekë.  Një shumë e konsiderueshme duke marrë parasysh pagën  mesatare  është rreth 52 mijë lekë.

Blerja e celularëve me  mikro kredi vetëm me kartën e identitetit është shndërruar në një  fenomen.

Kryesisht personat që aplikojnë për të blerë celularin me mikro kredi janë të rinjtë.  Por sa janë të ardhurat e të rinjve shqiptarë? A është kthyer në një trend të pasurit celularin më të fundit?

“Celulari është një tregues hierarkik dhe njëkohësisht tregon cilës klasë sociale i përkas” , thotë Ema për Albanian Post

Ema punon kasiere në një prej hipermarketevë në kryeqytet. Paga e saj është rreth 30 mijë lekë. 

Ema sot bleu një Iphone 8+ i cili kushton rreth 78 mijë lekë. Zgjodhi ta marrë me këste si shumë të rinj të tjerë. 

Për Albanian Post, Ema pranon se është e ndikuar nga  mediat sociale. Paga e saj është më e ulët se paga mesatare. 

Ema thotë që nuk do të ndihet inferiore ndaj personave në ambjentin e punës apo mes shoqërisë së saj.

Të pasurit celularin më të fundit është  shndërruar në një “must”.  Për aq kohë sa imazhi që përcillet në mediat sociale vazhdon të jetë sipërfaqësor, ky trend do të vazhdojë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore