Sport

Blendi Idrizi pritet t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e shtatorit


Mesfushori i Schalke 04, Blendi Idrizi, pritet t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e shtatorit.

Idrizi ka pësuar një lëndim në gju, që parashikohet ta mbajë fushave për një periudhë disa javore.

Blendi debutoi me Kosovën në ndeshjen përballë San Marino-s në fitoren 4-1, duke shfaqur një rendiment shumë të mirë.

Mungesa e tij është goditje e madhe për Bernard Challandes, me Kosovën që ka mungesa të mëdha në këtë pozitë pikërisht për shkak të lëndimeve.

Blendi është aktivizuar në katër ndeshje me Schalke-n këtë sezon, dy herë ka luajtur nga fillim kurse dy herë është inkuadruar nga stoli.

Ai i mungoi skuadrës së Schalke-s në ndeshjen e fundit përballë Regensburg, që skuadra e tij e humbi me rezultat 4-1.

Njëkohësisht, kjo humbje ishte edhe para për skuadrën nga Ruhr-i këtë edicion.

Kosova në shtator përballet me Gjeorgjinë, Greqinë dhe Spanjën.

Trajneri Bernard Challandes pritet që listën e plot ta bëjë publike brenda javës së ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore