Sport

BitMEX, sponsori i Milan-it merr gjobë të majme në SHBA


BitMEX nënshkroi ditën e martë marrëveshjen sponsorizuese me Klubin e Milan-it, por supriza më e madhe për kompaninë ka ardhur të mërkurën. Kompania është gjobitur nga SHBA me 100 milionë dollarë, për një sërë shkeljesh.

Komisioni i Tregtimit të Mallrave ka vendosur gjobë për pesë kompanitë përgjegjëse të kriptomonedhave në SHBA: HDR Global Trading Limited (ku bënë pjesë BitMEX), 100x Holding Limited, ABS Global Trading Limited, Shine Effort Inc Limited dhe HDR Global Services (Bermuda) Limited, pas urdhërit nga Gjykata e Nju Jorkut.

Urdhëri kërkon që subjekti BitMEX të pagujë gjobën civile prej 100 milionë dollarësh dhe gjithashtu ndalon kompaninë të kryejë të tjera shkelje të Aktit të Shkëmbimit të Mallrave dhe rregulloreve të Komisionit të Tregtimit të të Ardhurave të Mallrave.

Shkeljet nga ana e BitMEX janë kryer nga periudha nëntor 2014 deri më 1 tetor 2020. Ishte vetë kompania BitMEX që konfirmojë gjobën dhe se ishte e gatshme ta paguante,  por njëkohësishtë shtoi se kishte arritur zgjidhje me Komisionin e Tregtimit të të Ardhurave të Mallrave, si dhe me Rrjetin e Zbatimit të Krimeve Financiare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore