Gjykata Speciale

Bislim Zyrapi nis dëshminë në Speciale


Ish shefi i shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi.

Ish shefi i shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, ka nisur dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Para marrjes në pyetje nga prokuroria, Zyrapi është betuar se do ta thotë vetëm të vërtetën në Speciale.

“I vetëdijshëm për rëndësinë e dëshmisë time, do të them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe nuk do të fshehu asgjë”.

Zyrapi, në DhSK ka edhe një avokat mbrojtës.

Më 27 qershor, dëshmitari i 74-të në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka përfunduar dëshminë në seancë krejtësisht të mbyllur.

Dëshmia e dëshmitarit të 74-të kishte nisur të mërkurën, pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurtesh Fondaj.

Ndryshe, nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 75 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa këtë të hënë pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të 73-të.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore