Gatimi

Biskota shtëpie, jo vetëm shije


Shijoni biskota të bëra në shtëpi duke ndjekur hapat e recetës. Receta më e mirë e biskotave që keni provuar ndonjëherë! Ato janë të thjeshta dhe të buta, fantastike për të shoqëruar kafen apo çajin e mëngjesit.

Përbërësit: 300 gr miell të bardhë 55%, 150 gr gjalpë, 100 gr sheqer, 1 vezë, 1 lugë kafeje fryrës për ëmbëlsira, pak kripë, 1 lëkurë limoni, 1 bishtajë vanilje.

Përgatitja

Fillimisht rrahim vezën me sheqerin në mikser dhe më pas shtojmë gjalpin, duke vazhduar rrahjen bashkë me vaniljen dhe lëkurën e limonit.

Shtojmë fryrësin për ëmbëlsira, miellin, kripën dhe vazhdojmë ta përziejmë brumin për 3 minuta, derisa të bëhet një masë homogjene.

E lëmë brumin të pushojë dhe më pas i japim format që dëshirojmë. Duhet bërë kujdes që format të mos jenë shumë të trasha, pasi kjo sjell probleme gjatë pjekjes dhe biskotat nuk bëhen krokante (në atë rast i lëmë edhe 5 minuta më shumë në furrë).

Kujdesemi që hapësira midis biskotave në tavë të jetë rreth 3-4 cm larg, pasi duhet përllogaritur edhe fryrja e tyre gjatë pjekjes. I pjekim biskotat në temperaturën 160 gradë për 10 minuta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore