Pajisje

Bill Gates: Interneti i ndihmoi njerëzit me “ide të çmendura”


Bill Gates, themeluesi i Microsoft, fillimisht ka menduar se interneti do të sillte një epokë të re, por më vonë e ka kuptuar se ka shërbyer si mjet për përhapjen e dezinformatave dhe ideve të çmendura.

Sipas Gates, ky mendim ishte i përbashkët mes njerëzve që udhëhoqën revolucionin digjital. Gates priste që interneti të nxiste kërkesën për informacion dhe përgjegjësi tek njerëzit.

Bill Gates says 2021 was the hardest year of his life - CNET

Megjithatë, thekson kreu i Microsoftit, realiteti ka qenë krejtësisht i ndryshëm nga pritjet e tij. “Ka pasur shumë njerëz me ide të çmendura, ndjekës të teorive konspirative” tha Gates.

Gates gjithashtu shpreh mbështetjen e tij për Inteligjencën Artificiale (AI), besuar se lufta kundër saj është marrëzi.

Ai argumenton se AI do të lehtësojë mungesën e fuqisë punëtore dhe do të kontribuojë në pasurimin e botës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore