Sport

Bild thotë se Manchester United nuk i ka bërë ofertë Bayern-it për Sane-n


Gazetari i Sport Bild, Christian Falk thotë se Bayern Munich nuk ka marrë asnjë ofertë transferimi për Leroy Sane nga Manchester United dhe se kampionët e Bundesligës duan që ai të qëndrojë.

Sane, 26 vjeç, u emërua vetëm si zëvendësues për fitoren 6-1 të Bayernit në ditën e hapjes së sezonit të ri të Bundesligës në Eintracht Frankfurt të premten në mbrëmje, dhe një raport i Daily Mirror të shtunën tha se United shpresonte ta kthente sulmuesin në Manchester.

Reprezentuesi gjerman bëri emër në Manchester City, duke kaluar katër vjet në klub dhe duke fituar dy herë titullin e Premier League.

Ai iu bashkua Bayern-it dy vjet më parë në një marrëveshje me vlerë rreth 60 milionë euro.

Sane po kalon një formë mjaft të mirë në Bayern, edhe pse tani ai mund të ketë vështirësi për të luajtur gjatë gjithë, pas transferimit të Sadio Mane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore