Sport

Bild: Nagelsmann nuk kishte raporte të mira me Mane-n


Sadio Mane thuhet se ishte përfshirë në një përplasje të furishme me tashmë ish-trajnerin e Bayern Munichut, Julian Nagelsmann.

Nagelsmann u shkarkua nga Bayern-i në javën e kaluar, pavarësisht se e çoi skuadrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ishte vetëm një pikë larg vendit të parë në Bundesliga-n gjermane.

Vnedin e Nagelsmann tashmë e ka marrë ish-trajneri i Chelsea-t dhe Borussia Dortmund-it, Thomas Tuchel.

Tani, sipas gazetës gjermane “Bild”, Nagelsmann dhe Mane u përfshinë në një përplasje të nxehtë pas ndeshjes së 1/8-ve të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint Germain.

U raportua se sulmuesi nga Senegali nuk ishte aspak i lumtur me vendimin e Nagelsmann për të pritur deri në minutën e 82-të për ta sjellë atë në fushë.

“Bild” pohoi se Nagelsmann “ishte në gjendje jo të mirë në atë ndeshje, pasi pati një përleshje me Mane-n, i cili ishte tejet i frustruar që nuk hyri në lojë më herët”.

Që kur mbërriti në klubin bavarez nga Liverpool-i në verën e kaluar, Mane ka luftuar për të gjetur futbollin e tij më të mirë dhe një dëmtim i gjurit para Kupës së Botës 2022 nuk e ndihmoi rrugën e tij.

Deri më tani këtë sezon, 30-vjeçari ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat për kampionët e Gjermanisë, duke shënuar 11 gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë.

Mane do të shpresojë se fati i tij do të ndryshojë nën drejtimin e trajnerit të ri Tuchel, i cili shprehu entuziazmin e tij pasi u emërua trajner i bavarezëve.

Ai tha: “Është një nder dhe një dallim që të kërkohet nga Bayern Munich”.

“Kam qenë në kontakt shumë të ngushtë me Bayern-in më parë. Por atëherë nuk mund të prisja. Nuk do të ishte kurrë e përshtatshme t’i bënit presion askujt. Gjërat shkuan shumë shpejt këtë herë, është një zgjidhje e mirë për mua”, tha Tuchel.

“Edhe kur punoni jashtë vendit për një kohë, bëheni edhe më të vetëdijshëm për rëndësinë e FC Bayern. Është një nga klubet më të mëdha në Evropë dhe në botë”.

Ndeshja e parë e Tuchel në krye të klubit do të jetë një përplasje e madhe kundër klubit të tij të vjetër Dortmund-it të shtunën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore