Lajme

Bie çmimi i derivateve në rajon, Kosova më e lira thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve


Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës

Çmimet e derivateve kanë filluar të bien kudo në botë dhe në rajon.

Në Kosovë, çmimet e derivateve janë më të lirat, thotë për Albanian Post kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

“Lajm i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës është rënia e theksuar e çmimit të derivateve në vend”, shprehet ai.

Sot çmimi i derivateve në vend është si vijon:

Nafta – 1 euro e 16 cent

Benzina – 1 euro e 20 cent

“Jemi me çmimin më të lirë në regjion”, shprehet Berjani.

Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës

“Përveç Maqedonisë së Veriut që naftën e ka më të ulët, ne jemi më mirë se të gjithë shtetet tjera të rajonit”, vazhdon ai.

“Edhe Maqedonia e Veriut çmimin e naftës e ka më të ulët për shkak se akciza e tyre e naftës vjen 22 cent më lirë”.

Krahasimin e çmimit, Berjani e bën me Shqipërinë, duke thënë se çmimi atje është për 25 deri në 28 cent më shtrenjtë në derivate.

Çmimi i derivateve së fundmi ka pasur rënie të ndjeshme në tregjet rajonale dhe ato botërore, mirëpo në tri ditët e fundit gjithçka qenë stabile.

“Ka tri ditë që çmimi nuk ka luhatje”, thotë Berjani.

Në këtë mënyrë as nuk mund të parashikohet nëse do të ketë rënie ose ngritje të çmimeve gjatë ditëve në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore