Lajme

Biden thërret samitin e dytë për demokracinë


Shtetet e Bashkuara do të organizojnë “Samitin e dytë për Demokraci” më 29 dhe 30 mars 2023, i projektuar për të diskutuar sfidat me të cilat përballet demokracia në botë dhe mënyrat për t’u përballur me regjimet autokratike.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre e bëri të ditur këtë në një konferencë shtypi.

Sipas saj, pjesëmarrës të rinj do t’i bashkohen “Samitit për Demokraci” të dytë – përfaqësues të Kosta Rikës, Holandës, Koresë së Jugut dhe Zambias.

“Samiti do të mbledhë gjithashtu liderët botërorë në një format plenar virtual, pas të cilit do të ketë takime ballë për ballë në secilin vend pjesëmarrës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverive, shoqërisë civile dhe sektorit privat”, tha përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë.

Ajo shtoi se pjesëmarrësit e samitit do të diskutojnë për progresin në zbatimin e vendimeve të arritura në takimin e kaluar dhe do të vazhdojnë luftën me sfidat me të cilat përballen demokracitë në botën moderne.

Kujtojmë se “Samiti i parë për Demokracinë” u zhvillua në format virtual në datat 9-10 dhjetor 2021.

Ishte pjesë e premtimeve të fushatës së Joe Biden dhe pas ngjarjeve të 6 janarit u bë domosdoshmëri edhe për Shtetet e Bashkuara, ku demokracia është nën kërcënim.

Si angazhimi kryesor i Qeverisë amerikane ndaj qëllimeve të samitit, Presidenti Biden njoftoi krijimin e Nismës së Presidentit për Rinovimin Demokratik, një grup politikash dhe programesh të ndihmës së huaj.

Këto të fundit, bazohen në punën e rëndësishme të vazhdueshme të qeverisë së SHBA-ve për të forcuar demokracinë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut rreth botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore