Lajme

Biden mbyll fjalimin e kontrollit të armëve me “Zot ruaje Mbretëreshën”


Presidenti Joe Biden po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve kur ai në dukje ngatërroi audiencën duke e mbyllur fjalimin e tij me frazën “Zot Ruaje Mbretëreshën”.

Videot e perifrazimit të pazakontë të presidentit filluan të qarkullojnë shpejt në internet, me përdoruesit e mediave sociale që pyesnin se çfarë donte të thoshte.

Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i komentonte dikujt në turmë”, por nuk dha kontekst të mëtejshëm.

Formulimi mund të duket edhe më i papërputhshëm pasi tani është mbreti Charles III ai që mbretëron në Angli, dhe jo më një mbretëreshë. Në funeralin e Elizabeth II kishte shkuar edhe presidenti amerikan.

Gabimet me të cilat Joe Biden është mësuar prej vitesh, vërehen sistematikisht nga kundërshtarët e tij më të ashpër republikanë, të cilët duan t’i shohin ato si një shenjë të aftësive mendore të cenuara.

Këtyre sulmeve presidenti amerikan u përgjigjet me humor. Ai nënvizon gjithashtu “urtësinë” e fituar gjatë jetës së tij të gjatë politike, si dhe sukseset e tij politike dhe diplomatike.

Në sondazhe, shumica e votuesve besojnë se Joe Biden, kandidati presidencial i vitit 2024, është shumë i vjetër për të kandiduar përsëri.

Demokrati do të ishte 86 vjeç në fund të një mandati të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore