
Thuajse pesë vjet pas koncertit të fundit, Beyoncé është rikthyer në skenë në një spektakël privat.
Një spektakël për VIP-at me rastin e hapjes së resortit Atlantis në Dubai.
Në skenë u ngjit po ashtu edhe vajza e saj 11-vjeçare Blue Ivy Carter për “Brown Skin Girl”.
Atje u performuan hitet e mëdha të së shkuarës si “Crazy in Love”, “Beautiful Liar” dhe “Naughty Girl”.
Fishekzjarrët, ndërrimet e veshjeve dhe audienca me miq të famshëm si Kendall Jenner, Rebel Wilson, Simon Huck dhe Jonathan Cheban, e bënë gjithçka të dukej bukur.
Sakaq, asnjë filmim nuk është bërë pjesë e mediave sociale pasi telefonat celularë ishin të ndaluar.
Dhe ndoshta është për të mirën e performueses sepse ka një siklet të madh në internet për kompensimin mbresëlënës: 24 milionë dollarë për 65 minuta performancë.
Por ka edhe një detaj tjetër. Beyoncé, një mbështetëse e madhe në mbrojtje të komunitetit LGBT performoi në një vend si Emiratet e Bashkuara Arabe ku, sipas ligjit islamik, homoseksualiteti dënohet me vdekje.
“Ka një grup njerëzish nga e gjithë bota në këtë skenë dhe ne jemi shumë të nderuar që jemi këtu për të festuar këtë natë me ju”, ka thënë këngëtarja.
“Prindërit e mi janë këtu sonte për të festuar, nëna ime dhe babai im. Fëmijët e mi të bukur janë këtu për të më parë mua dhe burrin tim”, ka vijuar ajo mes emocioneve.
Nga ana tjetër, koncerti u bazua në këngë të parealizuara kurrë më parë live, me këngëtaren që vendosi të mos debutonte asnjë këngë nga albumi i saj i fundit “Renaissance”, i cili është nominuar për dy Grammy.
Dhe që i është kushtuar artistëve pionierë gay me ngjyrë.
Ndërkohë, Bev Jackson i LGB Alliance ka thënë se koncerti ishte një “zhgënjim i madh”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Swift flet mbi zënkën me West dhe Kardashian, thotë se modelja “i modifikoi mesazhet për ta nxjerrë të besueshëm burrin e saj”
-
Madonna shpërtheu në lot gjatë koncertit në Amsterdam, derisa kujton miqtë që i vdiqën nga SIDA
-
“Jezusi jeton në mua”, thotë Daddy Yankee, duke konfirmuar tërheqjen nga muzika dhe fokusimin në religjion
-
Rita Ora do të prezantojë e performojë në koncertin e “Vitit të Ri” në “Times Square”
Lajmet kryesore
-
Konjufca i del kundër Kurtit: Kosova do të duhej ta propozonte vetë Statutin e Asociacionit
-
Në ditën e të drejtave të njeriut, Begaj kujton 75-vjetorin e Deklaratës Universale: Shënjoi historinë
-
Iran: Familja e Mahsa Aminit ndalet në aeroport, nuk lejohet të marrë çmimin e BE-së
-
Shqipëria është kthyer në parajsën e re të pensionistëve italianë