Shqipëria

BERZH dhe BE mbështesin rehabilitimin e hekurudhës shqiptare


Një rehabilitim i një shkalle të gjerë të rrjetit hekurudhor në Shqipëri është gati të fillojë pas nënshkrimit të kontratës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me kompaninë italiane INC Spa.

Projekti mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me një hua prej 36.9 milionë euro dhe Bashkimi Evropian (BE) me një grant investimi deri në 35.5 milionë euro. Ky projekt është pjesë e Agjendës së Lidhjes për Ballkanin Perëndimor.

2.75 milionë euro janë siguruar për Shqipërinë  nga donatorë dypalësh përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Sipas kontratës, më shumë se 34 km të linjës ekzistuese hekurudhore midis kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë dhe portit të Durrësit do të rehabilitohen. Për më tepër, do të ndërtohet një segment i ri hekurudhor 5 km i gjatë që do të lidhë Tiranën me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Rehabilitimi do të lejojë udhëtime më të sigurta dhe më të shpejta krahasuar me mesataren aktuale prej më pak se 60 km në orë.

Projekti do të përmirësojë gjithashtu lidhjen me vendin dhe integrimin rajonal. Durrësi është porti më i madh i vendit dhe një qendër e rëndësishme rajonale për tregtinë ndërkombëtare.

Kryetari i BERZH-it në Shqipëri, Matteo Colangeli, tha se ky projekt strategjik i infrastrukturës do të bëjë një ndryshim për njerëzit dhe bizneset në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

“Do të përmirësojë jetën e përditshme të njerëzve dhe do të zhvillojë mundësi të reja tregtare. Projekti do të kontribuojë në qëllime afatgjata, të qëndrueshme dhe të integruara në Ballkanin Perëndimor. ”

Shef i seksionit të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social në delegacionin e BE-së në Shqipëri, Andrea Vera,  tha se investimi në infrastrukturë është i domosdoshëm për të përmirësuar lidhjen brenda Ballkanit Perëndimor dhe me BE-së.

“Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat e nevojshme për të siguruar integrimin e tregjeve të transportit ”.

Deri më tani, BERZH ka investuar më shumë se 1.5 miliardë euro në kredi në 110 projekte në Shqipëri.

Investimet në formë ganti që  BE-ja i ka dhënë  për sektorin e transportit në Shqipëri ka arritur shifrën rreth 250 milionë euro.

BE: Profili i aksionarit të BERZH-it

Marrëdhënia e fortë e BERZH me institucionet e BE-së është gjithëpërfishërëse dhe shumë e gjerë.

BE zotëron 3 përqind të kapitalit të BERZH. Bashkimi Evropian, Banka Evropiane e Investimeve dhe vendet anëtare të BE kombinuan 54 përqind të kapitalit të BERZH.

BE-ja është nxitëse e politikave dhe legjislacionit në shumë vende në të cilat BERZH investon. Për më tepër, Banka bashkëpunon me institucionet e BE-së mbi politikat aktuale dhe ato në zhvillim.

Financimi i BE-së sigurohet përmes lehtësirave rajonale të përzierjes së huave / granteve, si dhe mbi marrëveshje dypalëshe.

Financimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor mbështet programe që synojnë rritjen e aftësisë konkurruese. Për më tepër, BERZH mobilizon këto fonde për të mbështetur projekte në infrastrukturë dhe energji për vende që janë akoma në tranzicion.

Fondi i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor Evropian (EWBJF), i menaxhuar nga BERZH dhe EIB, është një fond shumë-donatorësh nën WBIF. Instrument kryesor për bashkimin e granteve dhe kredive brenda WBIF.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore