Shqipëria

Berisha pas mbledhjes së Grupit Parlamentar: Pretendimet e Alibeaj janë nul dhe nuk ekzistojnë


Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, fill pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ka deklaruar se pretendimet e kreut Enkelejd Alibeaj janë nul dhe nuk ekzistojnë.

Pavarësisht kërkesës së Alibeaj si kryetar i Grupit, që Berisha duhet të bëjë një hap pas siç bëri tashmë ish-kreu i demokratëve Lulzim Basha, ish-kryeministri theksoi se nuk krahasohet fituesi me humbësin (drejtuar Bashës).

“Të krahasosh fituesin me humbësin është një gabim i madh”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës debate do të kenë në mbledhjet e Grupit, por thirrjes së Alibeajt që personat non-grata nuk bashkojnë demokratët, ai iu përgjigj i prerë: “demokratët kanë folur më 11 dhjetor dhe 6 mars – referuar këtu Kuvendit Kombëtar dhe zgjedhjeve të pjesshme vendore”.

Sërish Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Bashës duke shtuar se, “kombinacionet Basha-Rama marrin fund”.

Ndërsa sa i përket kreut të Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se deri në momentin që do të mblidhet Këshilli Kombëtar në krye të saj do të qëndrojë Enkelejd Alibeaj.

“Pasi të mblidhet Këshilli Kombëtar, i cili nuk ekziston deri në mbledhje të Kuvendit, çdo demokrat mund të propozojë”, theksoi Berisha.

Në përfundim ai u pyet se pse nuk ishte i pranishëm Basha në mbledhjen e sotshme, ai bëri me dije se ai vijon të jetë anëtar i Grupit Parlamentar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore