Sport

Benzema edhe më afër Arabisë Saudite, do të jetë kundërshtar i Ronaldo-s


Raportimet nga Spanja bëjnë të ditur se Karim Benzema tashmë veç se e ka arritur marrëveshjen me klubin e Arabisë Saudite, Al Ittihad.

Sipas raportimeve nga Spanja, Benzema pritet që në ditët në vazhdim të nënshkruajë kontratë me klubin arab.

Marrëveshja, raportohet se është pothuajse e mbyllur dhe francezi do të marrë një pagë prej 100 milionë euro në vit.

35-vjeçari atje do të jetë kundërshtar i Cristiano Ronaldo-s, i cili luan për skuadrën e Al Nassr.

Kontrata e Benzema-s me Realin përfundon më 30 qershor, gjë që e bën sulmuesin të largohet nga madrilenët me parametra zero pas 14 vitesh.

Kujtojmë që francezi e kaloi thuajse gjithë karrierën e tij te Real Madrid-i, që kur u trasnferua nga Lyon-i për 35 milionë euro.

Deri më tani, Benzema ka luajtur në 647 ndeshje me fanellën e Real-it, prej të cilave ka shënuar 353 gola dhe ka dhuruar 165 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore