Sport

Bentiez kërkon dy lojtarë të Real Madrid-it tek Everton-i


Trajneri spanjoll i Everton-it, Rafael Benitez, po kërkon të përforcojë skuadrën me dy afrime nga Real Madrid-i.

Synimi i Everton-it është afrimi i tyre në janar, duke u paguar pagat dhe me mundësi blerje verën e ardhshme.

Everton-i kërkon të shfrytëzojë rastin për të afruar dy lojtarët që nuk janë në planet afatgjata të klubit madrilen, Isco-n dhe Luka Jovic-in.

Edhe pse këtë verë anglezët transferuan Demarai Gray-n, Andros Townsend-in dhe Salomon Rondon-in, sërish Benitez nuk është i kënaqur.

Isco është një njohje e vjetër për Benitez-in, i cili e shikon atë si lojtarin e duhur për të përforcuar mesfushën, sidomos pas largimit të James Rodriguez-it.

Sulmuesi serb, Jovic, nuk është opsion në rotacionin e sulmit te Real-i i Carlo Ancelotti-t. Te Everton-i e shikojnë si një opsion interesant afrimin e tij dhe rotacionin me Dominic Calvert-Lewin dhe Rondon-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore