
E ardhmja e Gennaro Gattuso-s në stolin e Napoli-t është gjithnjë në teh. Tashmë kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë se kush mund të zërë vendin e tij, në rast lamtumire. Midis atyre që janë në garë është edhe, Rafa Benitez, ish tekniku i Napoli-t nga 2013 në 2015. Gjatë menaxhimit të tij, Napoli fitoi një Kupë të Italisë (3-1 me Fiorentina-n në finale) dhe një Super Kupë të Italisë ( fitorja në penallti ndaj Juves pas 2-2 pas kohës shtesë).
Në lidhje me kthimin e tij të mundshëm në stolin e Napolit, trajneri spanjoll, duke folur për Radio Onda Cero, komenton: “Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme me napolitanët dhe ende e ndjek ekipin, por mos hidhni fjalë nga goja ime që unë nuk dua t’i them. Unë nuk shprehem”. Ish tekniku i Liverpool ka folur edhe për disa nga lojtarët e tij të vjetër. “Zapata? Ish-trajneri i tij foli për të shumë mirë. Te Napoli ishin gjithashtu dhe Higuain e Mertens dhe për të nuk pati shumë hapësirë. Koulibaly dhe Ghoulam ishin të rinj, si ai, të cilët u rritën së bashku me lojtarë ekspertë si Albiol”, përfundoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Mbi 13 mijë armenë janë larguar tashmë nga Nagorno-Karabakh
-
“Duhet hetim i plotë, si u futën 30 terroristë kaq të armatosur në Kosovë”, Buhler dhe Shea komentojnë sulmin në Veri