
Vetëm pak javë pas ardhjes së tij, Jude Bellingham është garancia e suksesit të Real Madrid-it. Në ndeshjen hapëse të Champions League kundër Union Berlin, ish-ylli i Borussia Dortmund-it shënoi golin e fitores në kohën shtesë dhe më pas u mbush me lëvdata.
Bellingham deri më tani ka pasur një normë fantastike në kryeqytetin spanjoll. 20-vjeçari shënoi gjashtë gola në gjashtë ndeshjet e tij të para konkurruese. Anglezi tashmë është bërë pjesë e pandashme e skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti.
“Jude ka lindur për të luajtur për Real Madrid-in dhe ne jemi të lumtur që e kemi atë me ne. Shpresoj që ai të vazhdojë të shënojë shumë gola”, tha i entuziazmuar shoku i skuadrës Nacho pas ndeshjes të mërkurën në mbrëmje.
“Ne ishim të duruar. E dinim që do të kishim shanse deri në fund”, tha vetë Bellingham për situatën e tij vendimtare ndaj Union Berlin.
Bellingham u transferua nga Borussia Dortmund te Real Madrid-i në verë për një tarifë prej 103 milionë euro. Shuma mund të rritet deri në 133.9 milionë euro përmes pagesave të bonusit.
Deri më tani, Bellingham po provon pse madrilenët kanë gërmuar aq thellë në xhepat e tyre për të.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
Policia bën bilancin e nëntorit: 104 operacione të finalizuara dhe 700 persona të vënë në pranga
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Një muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Ademajt