Lajme

Belgjika bën thirrje për t’i hequr të drejtën e vetos Orban-it


Belgjika, si presidente e radhës e Këshillit të BE-së deri më 30 qershor, u ka kërkuar vendeve anëtare të aktivizojnë procedurën e Nenit 7 kundër Hungarisë për t’i dhënë fund politikës së vetos nga kryeministri hungarez Viktor Orban.

“Mendoj se duhet të kemi guximin të marrim vendime, të kalojmë Nenin 7, i cili parashikon përfundimin e së drejtës së vetos”, ka shpjeguar ministri i Jashtëm, Hadja Lahbib, në një intervistë për Politico.

“Nëse ne kalojmë me këtë mekanizëm, ai duhet të funksionojë. Nëse nuk funksionon, duhet ta reformojmë. Kjo është e ardhmja e Bashkimit Evropian”, ka shtuar Lahbib.

Procedura e Nenit 7 është aktivizuar kundër Hungarisë, por deri më tani ka qenë e pasuksesshme për shkak të nevojës për të marrë një vendim unanim.

Sakaq, më 1 korrik, Hungaria do të marrë presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore