Shqipëria

Begaj vizitë në Shkup, merr pjesë në Samitin e SEECP


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u nis sot për në Shkup ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore i cili mikpritet nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Gjithashtu Begaj pritet të zhvillojë disa takime dypalëshe.

Kreu i Shtetit do të takohet me Kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, me ish Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Begaj do të mbajë një fjalë në këtë samit si edhe do të jetë  pjesë e Trojkës që do të mbajë një konferencë për shtyp në fund të punimeve të Samitit.

Shqipëria do të marrë kryesimin e kësaj organizate  të rëndësishme rajonale për vitin 2024-2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore