Shqipëria

Begaj garanton Lajçakun se Shqipëria do të luajë rolin e saj për uljen e palëve në dialogun Kosovë-Serbi


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka garantuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se Shqipëria do të mbetet e angazhuar në rolin e saj për t’i ulur palët në dialog.

Këtë, kreu i shtetit e ka shtjelluar në New York, gjatë një takimi që ka pasur dy ditë më parë me Lajçak, në kuadër edhe të debatit të përgjithshëm të sesionit të 78-ë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Begaj i ka siguruar Lajçakut se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.

Roli BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë, është me rëndësi të veçantë, sipas Presidentit.

Nga ana tjetër, Lajçak e ka vlerësuar pikëpamjen e presidentit shqiptar, sa i takon politikave që duhet të ndiqen në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht rolin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nën patronazhin e BE-së.

Lajçaku vlerëson pikëpamjet e Begaj për dialogun Kosovë-Serbi

“Kënaqësi të takohen me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Vlerësova pikëpamjet e tij për rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë do të sjellë integrimi evropian i rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruante Lajçak në llogarinë e tij zyrtare në platformën “X”, njohur më parë si Twitter.

Po ashtu, Begaj, gjatë qëndrimit të tij në New York, e ka pasur në vëmendje të veçantë çështjen e njohjeve të reja për Kosovën, ku diçka të tillë e ka kërkuar edhe nga tre shtete afrikane.

Përkatësisht, presidentëve të Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut.

Kosova, prioriteti i Begajt në OKB – u kërkon krerëve të tre shteteve njohjen e saj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore